Lenjani flet për konfliktin me Panuçin (VIDEO)

30/05/2019 - 22:15

Futbollistët e kombëtares, Mërgim Mavraj dhe Ermir Lenjani, kanë dalë në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese të EURO 2020, në 8 Qershor ndaj Islandës në transfertë dhe 11 Qershor në “Elbasan Arena” kundër Moldavisë.

Lenjani ka folur gjatë konferencës për shtyp edhe për konfliktin e tij me ish-trajnerin e kombëtares Kristian Panuçi.

PANUÇI – S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale.

Se kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thoja në atë moment. Car ndodhi me Panuçin e kam shkruar te letra.

EDI REJA – Jemi takuar në Zyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij.

POZICIONI IDEAL- Secili trajner ka mendimin e vetë. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, në qoftë se trajneri bën lojë difensive. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë.

PËRBALLJA ME ISLANDËN- Unë mendoj ndeshja me Islandës do të jetë e vështirë dhe vendimtare. Të shikojmë njëherë ndeshjen me Islandën, pastaj të mendojmë për Moldavinë. Unë mendoj që momentalisht Islanda është më e dobët, por si ekip janë shumë të fortë. I kanë 2-3 lojtarë që luajnë në liga të forta. Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskën, por mendoj që nuk është problem i madh për neve.

PREMITIMI- E rëndësishme është të gëzojmë të gjithë shqiptarët nëpër botë. Të japim maksimumin dhe e rëndësishme është që gjërat të shkojnë mirë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bajerni i Mynihut ka mbyllur me sukses negociatat me klubin e Shtutgartit për kartonin  Leon Dajakut.

Tregu i transferimeve të futbollistëve këtë verë do të futet në histori për shkak të shpenzimeve të tepruara financiare të klubeve të La

Momente paniku për bashkëshorten e sulmuesit Mauro Ikardit, teksa ishte duke bërë xhiro me motor uji në Liqenin e Komos së bashku me disa

Në Amsterdam duken të bindur. Matijs De Ligt do të jetë blerja e re e Juventusit.

Ish-kampioni i Botës, Kafu është në telashe të mëdha.

Teuta u thye në Letoni me shifrat 3-0, duke e bërë gati të pamundur kualifikimin. E megjithatë, shanset nuk janë shuar tërësisht.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i ka reaguar publikisht Lionel Messit, pas kritikave të argjentinasit për Kupën e Amerikës që u mb

Elseid Hysaj ka nisur fazën përgatitore me Napolin, por mediat europiane bëjnë me dije se janë ditët e fundit si pjesë e napolitanëve.

Zllatan Ibrahimoviç është në vitet e fundit të karrierës së tij si profesionist.

Reali i Madridit është gati të lançojë “yllin” e ri, Takefusa Kubo, i cili mësohet se ka impresionuar stafin teknik tenkik më seancat stë