Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, “zbret në fushë” për çështjen “Neymar”. Në një intervistë të gjatë për “Le Parisien”, 49-vjeçari paralajmëron masë ndëshkimore për lojtarin, që duket se është i vendosur për t’u kthyer te Barcelonë në këtë merkato verore.

Mosparaqitja në grumbullim: Duhej të kishte mbërritur por nuk erdhi. Do të shohim se çfarë masash do të marrim, ashtu siç kemi bërë gjithmonë me lojtarët tanë. E ka luajtur ndeshjen e tij të fundit më 6 qershor dhe pushimet përfundonin më 8 korrik.

Edhe 3 vite kontratë: Kam folur me të dhe me përfaqësuesit e tij kur mora detyrën. Pozicionet tona janë të qarta. Sotm ka vetëm një gjë konkrete: ai është në kontratë edhe për tre vjet. Nuk kemi marrë asnjë ofertë, kështu që nuk mund të diskutojmë për asgjë.

Interesimi i Barcelonës: Kemi patur kontakte sipërfaqësore. Neymar mund të largohet nga PSG nëse vjen një ofertë e leverdisshme dhe na bind të gjithëve. Sot nuk e dimë cila skuadër e do dhe me çfarë çmimi. Nuk mund të vendosim brenda një dite.

De Ligt dhe Donnarumma: Është një futbollist i madh, por nuk ishte momenti i duhur për të bërë një investim kaq të shtrenjtë. Duhet të qetësohemi pak, nuk kemi 200 milionë euro për për t’i shpenzuar në këtë mënyrë. Donnarrumma? Nuk është prioritet për ne blerja e një portieri, pasi kemi 4 lojtarë në këtë rol.