Rafa Markez nuk ka mundësi të shkelë më në Amerikë, të paktën për momentin. Ky është vendimi që është marrë nga Ministria e Jashtme, e cila ka gjobitur dhe ka sanksionuar 22 persona meksikanë dhe 42 kompani që kanë shtrirje edhe në SHBA për shkak të lidhjeve me trafikantin e drogës Raul Flores Hernandez.Mes këtyre emrave është edhe ish-mbrojtësi i njohur i Barcelonës, i cili dyshohet se është përdorur nga personat e tretë për qëllime trafiku droge dhe për pastrim parash.

Markez aktualisht është pjesë e skuadrës së Atlas në Meksikë, por në rast se do të ketë ndonjë ofertë të mundshme nga SHBA-ja, ai nuk mund transferohet, të paktën derisa të ketë një sqarim dhe të përfundojë hetimi në lidhje me këtë çështje.