Është hedhur, shorti i 1/8-ave të Ligës së Europës, që ka nxjerrë përballje tepër interesante dhe të forta.Interi i Kontes është vënë përballë Getafes, një përballje italo-spanjolle që pritet me shumë interes. Getafe ka eliminuar Ajaksin në raundin e 1/16-ave dhe do të jetë një kundërshtar aspak i lehtë për zikaltrit.Një tjetër përballje italo-spanjolle do të ketë në raundin e 1/ 8 –ave, teksa Sevija është vënë përballë Romës. Skuadra spanjolle kaloi Kluzhin me dy barazime, ndërsa Romën nuk e pengoi dot Genti.Mançester Junajtid do të luajë përballë debutueses LASK nga Austria. Ndërkaq Rejnxhersi do të përballet në dy takime me Leverkuzenin.Një përballje interesante do jetë edhe ajo mes Olimpiakosit e Ulvs, dy skuadra që kanë dhuruar spektakël deri më tani.Faza e 1/8-ave do të luhet në datat 12 dhe 19 mars, çerekfinalet në 9 dhe 16 prill, ndërsa gjysmëfinalet në 30 prill dhe 7 maj. Finalja e madhe do të luhet më 27 maj

Çiftet e fazës së 1/8-ave:

1) Bashakshehir-Kopenhagen

2) Olimpiakos- Ulvs

3) Rejnxhers-Leverkuzen

4) Volfsburg-Shakhtar

5) Inter-Getafe

6) Sevija-Roma

7) Salcburg/ Frankfurt- Bazel

8) Junajtid- LASK