Liverpul mbetet në krizë teksa është mposhtur sërish në shtëpi në ditën e djeshme të Premier League nga ekipi i Fulhem me rezultatin 0-1. Pas takimit, trajneri Jurgen Klop ka qenë shumë i qartë në objektivat e tij duke theksuar se mendon vetëm për të fituar ndeshjen e radhës dhe jo për renditjen përfundimtare të kampionatit dhe nëse ekipi i tij do t’ia dalë të jetë mes katër më të mirëve.

“Nuk ishte sërish mjaftueshëm performanca. Pësuam një gol, nuk shënuam dhe humbëm. Nuk ishte mjaftueshëm. A do jemi në Top 4? Nuk është ky shqetësimi im në këtë moment. E di që kjo është puna juaj dhe duhet të më pyesni, por unë nuk mendoj fare për këtë.Ne fillimisht duhet të kthehemi të fitojmë. Të paktën një ndeshje sa për të rifilluar. Kjo do të na ndihmonte shumë dhe vetëm më pas mund të mendojmë për më shumë”, u shpreh Klop.