Londër 2012: Adriatik Hoxha garon me 3 gusht

09/07/2012 - 00:00

 

Më në fund i jepet fund dilemës, nëse hedhësi durrsak i gjyles Adriatik Hoxha do të jetë apo jo pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Londër 2012. Veçanërisht prezenca e tij në Londër ishte lëkundur disi nga përfaqësimi i dobët që bëri në mitingun ndërkombëtar të Helsinkut në fundin e muajit qershor. Trajneri Emin Kosturi lidhur me këtë dukuri shpjegon: “Fiksimi i gjyles në 17 metra nga Adriatiku, ishte thjesht një rastësi që nuk vlen të diskutohet gjatë nga cilido. Ai ka patur një gjendje të rënduar psikologjike, ç’ka ndikoi edhe në garë. Por jam i detyruar të përsëris atë që kam deklaruar disa herë kohët e fundit se Adriatiku në stërvitje e ka hedhur gjylen përtej kufirit të 19 metrave.

Zhurma, për rënie të gjendjes sportive, që filloi të bëhej, nuk shpreh realitetin dhe formën konkrete të sportistit. Më vjen mirë të shpreh optimizmin tim dhe të atletit, që në Lojërat Olimpike Londër 2012, kufiri i gjyles do të jetë mbi rekordin aktual 18.18 m”. Në mbledhjen e fundit të KOKSH-it, shefi i Misionit dhe Ekipit Olimpik Londër 2012, Viron Bezhani, në 12 sportistët pjesëmarrës të delegacionit shqiptar përmendi edhe emrin e kampionit dhe rekordmenit në hedhjen e gjyles, atletit të Teutës, Adriatik Hoxhës. Sipas kalendarit të garave, Adriatik Hoxha është planifikuar të dalë në pedanën e hedhjes me 3 gusht në orën 10.00. Gazeta “Dyrrah” i uron Adriatik Hoxhës suksese dhe mbi të gjitha një rekord të ri kombëtar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk do të ketë një Ouen të ri në skenën e Premier Ligës.

Nejmar ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës, teksa kërkonte largimin nga PSG-ja.  Pasi ka vendosur që të qëndrojë, ndos

David Beckham po provon gjithçka për ta bindur Lionel Messin që të nënshkruajë për klubin e tij të futbollit Inter Miami FC.

Mbyllet më në fund çështja “De Gea” te Manchester United.

Këtë të diel do të luhet takimi i Serisë A, SPAL-Lazio, një sfidë që ofron një derbi mes kuqezinjve Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.

Intervista e trajnerit të Teutës, Blendi Shkëmbi, pas ndeshjes ku durrsakët morën një pikë në shtëpi përballë Vllaznisë. 

Teuta dhe Vllaznia u ndanë në një barazim pa gola, në takimin e vlefshëm për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Tirana ecën me hap kampioni në këtë fillim sezoni.

Surpriza e javës nga Spanja, erdhi nga klubi i Valencias, që në mënyrë tërësisht të befasishme, vendosi të shkarkojë trajnerin Marcelino,

Kombëtarja e peshëngritjes përgatitet për kampionatin botëror që zhvillohet në Tajlandë dhe që ka një rëndësi shumë të madhe për sa i për