Londër, Antonio Conte i shpëton tragjedisë!!!

12/01/2018 - 14:04

Një aventurë e hidhur për Antonio Conte! Teksa po drejtonte stërvitjen e Chelsea në Cobham, rreth 10 kilometra larg Londrës, makina e tij u shkatërrua krejtësisht nga një vetratë që u rrëzua nga çatia e një godine, si pasojë e erës së fortë.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi “The Sun”. I shpëtoi tragjedisë mrekullisht edhe Steve Atkins, zëdhënësi për shtyp i Chelsea, që në atë moment po shkonte të lëvizte makinën e trajnerit që ishte e parkuar…Ngjarja u pa nga kamerat e vendosura në kompleks.

“Shihet Steve që po shkon drejt makinës së Antonio, pastaj befasisht vetrata bie me një shpejtësi të madhe duke mbushur me copa xhami të gjithë parkimin, – tregon roja e sigurisë së klubit “blu”. – Steve ka ngelur i shtangur nga ngjarja që mund t’i kishte kushtuar jetën, ndërsa makina e trajnerit është shkatëruar.”

Vetrata ka rënë pikërisht nga kati ku është zyra e Conte. Makina “Nissan” e trajnerit përdoret shpesh edhe nga bashkëshortja e tij.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milani “ka rënë në dashuri” me Ksysztof Piatek.

Me sulmuesin polak, Piatek, i cili kërkohet me ngulm nga Milani, drejtuesit e klubit të Genoas janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjet

Skuadra e Ballkanit nga IPKO Superliga e Kosovës ka vendosur që fazën përgatitore të janarit ta zhvillojë në një klimë më të përshtatshme

Lajmi i ndarjes së Diego Armando Maradonës, bëri një bujë të madhe në media, teksa së fundmi ka qenë bashkëshortja e argjentinasit, Rocio

Talenti i Kosovës, Edon Zhegrova po bën xhiron e mediave të huaja ditët e fundit.

Ndeshja e zhvilluar në afërsi të qytetit të Sao Paulos në Brazil midis skuadrave U-20 të Agua Santa dhe Atletiko Mineiro, rrezikoi të shn

Renato Arapi duket se i ka dhënë fund dilemave, duke zbuluar kështu të ardhmen.

Gerhard Progni e nisi këtë sezon si futbollist i Partizanit me të cilët zhvilloi madje dhe ndeshje në kampionat megjithatë nëse aty ishte

Rrufe në qiell të pastër. Anulohet shitja e Latif Amadu te Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus.

Kompania Suning, njëkohësisht pronarët e Interit po punojnë fort për të sjellë një biznesmen tepër serioz dhe të fortë për të marrë aksio