Të gjithë prisni golin e Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionvëve, por kjo nuk ndodhi. Teksa po luhej minuta e 29’, portugezi goditi pa top mbrojtësin e Valencias dhe më pas situata agravoi në përplasje verbale.

Arbitri pas konsultimeve dhe bisedës me asistentët në kufje, vendosi ndëshkimin e portugezit për sjellje antisportive. Por, edhe pse pa Ronaldon, skuadra e Juventus po fiton ndaj Valencia në shifrat minimale 0-1 me golin e Miralem Pjanic, të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Nderkohe Ronaldo shpërtheu në lot pas ndëshkimit me karton të kuq.