E çuditshme, e guximshme, por ka ndodhur. Philipp Schobesberger është mesfushori Rapid Vienna që do të ndeshet në Europa League me Interin. Me këtë rast, mesfushori ka thënë “një rruge e dy punë” dhe ka filluar flirtimet në “tinder” (aplikacionin e njohur për lidhje).

25 vjeçari ka qenë shumë i qartë në përshkrimin e tij, së pari kërkon që vajza të jetë modele dhe së dyti e do vetëm për dy netët që do të qëndrojë në Milano, prandaj i këshillon që të tregohen të shkathëta.

Mesfushori që nuk ka shënuar asnjë gol në ligën e Austrisë shpreson që të bëjë “gol” në tinder duke gjetur modelen e tij.