Vllaznia dhe Teuta kanë ndarë pikët në një ndeshje të luftuar mes dy skuadrave në “Loro Boriçi”, por që nuk ka sjellë spektaklin që pritej prej një supersfide të tillë.

Skuadrat kishin shumë frikë për të humbur dhe ishin të vëmendshme në mbrojtje.Rastet më të mira i kishte Vllaznia që rrezikoi dy herë me Imerin, i cili vazhdon të shpërdorojë raste të mira, ndërsa shkodranët goditën edhe shtyllën.

Ndërsa Teuta ishte më shumë në mbrojtje dhe i vetmi rast për t’u shënuar ishte ai i Krasniqit në minutën e 94-t. Shumë pak për të pretenduar më shumë se një barazim në këtë duel, që ktheu durrsakët në vendin e dytë në ndjekje të Partizanit kryesues.

Me këtë barazim, Teuta u ngjit në kuotën e 56 pikëve, 1 më pak se Partizani kryesues, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e 3-të me 54 pikë.