Maliqati: Si u mësova danezëve himnin

25/06/2012 - 00:00

Më29 qershor 1964 u zhvillua ndeshja e parë mes kombëtares së Danimarkës dhe asaj tëShqipërisë. Ndërsa rezultati i ndeshjes përfundoi në favor të danezëve shqiptarët gjithsesi u mësuan diçka kolegëve të tyre. “Macja e zezë”, Sul Maliqati i famshëm përveç teknikës së pritjeve në portë i mësoi orkestrës daneze si të ekzekutonte himnin kombëtar 

Heroi i portës shqiptare, i mbiquajtur nga shtypi gjerman “macja e zezë” Sulejman Maliqati, sjell kujtime interesante për ndeshjen e parë të një europiani futbolli. Në kuadrin e ndeshjeve eliminatorëve të kampionatit europian të futbollit, që do të zhvillohej në Spanjë në vitin 1964, përfaqësuesja e Shqipërisë do të ndeshej më 29 qershor 1963 në Danimarkë. Kombëtarja jonë me trajner Loro Boriçin kishte këtë përbërje: Maliqati, Halili, Frashëri, Kasmi, Deliallisi, Vorfi, Shllaku, Bushati, Bukoviku, Pano, Duro. Dhe pikërisht për këtë ditë inagurimi të futbollit shqiptar në Europë, ekrani i memories fantastike të gardianit të portës shqiptare Sulejman Maliqati shfaq fakte të reja, të pakonsumuara asnjëherë më parë. Në një rrëfim ekskluziv për të përjavshmen “Dyrrah”, Maliqati i madh i portës shqiptare tregon se krejt rastësisht dhe në rrethana të pamenduara, u ka mësuar danezëve himnin kombëtar të Shqipërisë.

Trokitje në orën 14.00

“Në mos gaboj,- nis rrëfimin e tij “macja e zezë”,- ndeshja Danimarkë – Shqipëri do të fillonte në orën 15.00. Ishte 29 qershori i vitit 1963. Teksa ndodheshim në dhomat e veshjes së uniformave sportive, duhet të ketë qenë vetëm një orë para fillimit të takimit, bie dera jonë. Shohim një burrë rreth të 50-ve dhe që kërkonte të thoshte diçka. Me ndjeshmërinë e mos komunikimit me të huajt, sipas porosive të dhëna, reagojmë të gjithë në kor dhe burri i huaj largohet menjëherë. Ne nuk na shkonte ndërmend, se ky danez do të insistonte sërish të takonte me ndonjërin nga futbollistët, për të shprehur atë që kërkonte. Me shaka,- kujton 84 vjeçari ynë,- thonim se e kanë dërguar nga ekipi danez për të marrë taktikën tonë”. Shqetësimi i të huajit rritej dhe shfaqej në formën e një tronditje apo ankthi.

Halli i danezit

Burri i huaj rreth të 50-ve,- rinis rrëfimin e tij Maliqati,- ishte dirigjenti i orkestrës frymore të Kopenhagenit, kryeqytetit të Danimarkës. Ai kishte lënë provat në një mjedis të stadiumit, por është befasuar kur në librin ku ishin vendosur të gjitha himnet e shteteve nga e gjithë bota, mungonte himni kombëtar i Shqipërisë. Poshtë emrit Albania nuk ishte shkruar asgjë. Kjo ka mjaftuar që dirigjenti danez të japë alarmin, pasi viheshin përballë një të papriture fundi i së cilës nuk mund të parashikohej. Atëhere u kërkua të bisedohej me ekipin shqiptar, se mos ndonjëri prej nesh e zotëronte melodinë e himnit tonë. Unë e dëgjoja, thotë Sula që ai bërtiste gjithnjë “parrapapam”, për të të ofruar në logjikë tek diçka muzikore. Nuk mbaj mënd, pse përkthyesi ynë nuk ndodhej aty, madje as të padukshmit e sigurimit që na shoqëronin. I huaji nxorri librin e himneve dhe e vendosi dorën tek faqja bosh ku shkruhej Albania. Donte të ndihmohej, sepse vërtet ndodhej në hall ai dhe federata daneze e futbollit. Shokët e dinin që unë e dija përmëndësh himnin dhe më ngarkojnë të ndihmoja “hallexhiun” danez të orkestrës.

Maliqati dirigjent

Me një të folur popullorçe dhe me tone të theksuara humori, legjenda e portës sonë Sulejman Maliqati tregon nga faktet më surprizë të përfaqësueses shqiptare, pasi ne e zbulojmë krejt rastësisht tek diskutonim një ditë për futbollin. Dhe rrëfimi vazhdon. “Ndoqa nga pas dirigjentin danez, i cili më dërgon në një mjedis të madh ku ishte vendosur orkestra frymore e përbërë nga ndoshta 60 apo 70 orkestrantë. Unë isha me uniformë sportive, pasi po bëheshim gati për të bërë nxemjen. Dirigjenti i njohur i kësaj orkestre gjigande më ul në një karrike. Më vendos pranë daullen e madhe dhe në dorë më jep ato pajisjet e bronxit, që më duket se i thonë pjatat e bandës. Dhe më bën shenjë që të filloja të ekzekutoja himnin. Harrova për pak çaste ndeshjen dhe po mendoja për sikletin ku më vendosi danezi. Hej,- thashë me vete,- u bërë dirigjent o Sul Maliqati! Dhe ku, as në Shqipëri, por në Danimarkë. Me majën e këpucëve të futbollit dhe teksa përplasja lehtë pjatat e bandës, fillova ta shoqëroj melodinë e himnit edhe me fjalë:

Rreth flamurit të përbashkuar,

Me një dëshirë e një qëllim

Të gjithë atje, ku jem betuar,

Të lidhim besën për shpëtim...

Dhe vazhdova deri në fund himnin tonë. Dirigjenti danez, halli i të cilit tashmë kishte kaluar, pasi thithi gjithçka të nevojshme, kërceu në këmbë nga gëzimi. Foli disa fjalë në gjuhën e tij që nuk kishin nevojë për përkthim. Ai falenderoi për ndihmën që i dhamë dhe mbetej për jetë mirënjohës. E kur shkova tek shokët, humori i madh kishte plasur. E Sulë, i mësove danezëve muzikë,- më thonin.

Pritje me bandë

Banda daneze doli nga sikleti. Dirigjenti i shkathët danez e konvertoi me shpejtësi melodinë e himnit që i këndoja në nota për çdo vegël frymore. Dhe brenda pak minutash ato ekzekutuan shkëlqyer himnin kombëtar përballë 30 mijë shikuesve të ndeshjes. Dhe Sula i përfundon kështu kujtimet në këtë pikë. Me bandën e Kopenhagenit u bëra mik i respektuar. Kur hidhesha me akrobaci mbi top, disa instrumentistë i binin daulles dhe veglave frymore, për të më kthyer me kortezi miqësinë tashmë të lindur ndërmjet një portjeri shqiptar dhe atyre. Kështu ndodhi edhe në rastin e penalltisë të dhënë nga gjyqtari anglez i ndeshjes. Në fakt ishte një faull jashtë 16-shes dhe gjyqtari bëri shenjë tek vendi i penalltisë. Mbaj mënd që Fatmir Frashëri shkoi të protestonte. Dhe për ta qetësuar Fatmirin i them: Lërë ta gjuaj, se nuk është arbitër Izet Cani këtu. E pres gjuajtjen e parë. Por anglezi u tregua i ashpër me ne dhe urdhëroi të përsëritej. E më në fund shënohet në portën tonë. “Këto janë nga faktet e shumta që kam hasur në rrugën e gjatë sportive,- thotë Maliqati, ku dramat dhe tensioni i ndeshjeve shoqërohej edhe me këto dukuri të veçanta dhe me theks humori”.

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Liverpuli i sezonit 2019-2020 është një makineri pikësh, golash dhe rekordesh.

Shuhet Harry Gregg, legjenda e Manchester United.

Barcelona ka një qëllim të qartë në merkaton e verës, të transferojë yllin e Interit, Lautaro Martinez.

Manchester Cityt i është hequr e drejta për të garuar në kompeticionet europiane në dy sezonet e ardhshme nga ana e UEFA-s, ndërsa tani r

Skena që fatkeqësisht vazhdojnë në stadiume edhe në vitin 2020.

Lorenco Vila, po kthehet në një nga lojtarët kyç të sulmit të Teutës, pasi po tregon një formë mjaft të mirë, por edhe po realizon gola t

Ted Laço ia bëri të thjeshtë, e megjithatë ajo gjuajtje perfekte e Blagoja Todorovskit nuk duhet anashkaluar.

Teuta triumfoi me rezultatin 3-1, ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Teuta ia ka dalë të marrë tre pikët në sfidën shtëpiake ndaj Vllaznisë.

Atleti shqiptar Franko Burraj ishte pranë një arritjeje impresionuese në kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura, por fati nuk ishte