Mançini: Drejtuesit nuk po më bëjnë presion

12/12/2012 - 18:21

 

ANGLI - Roberto Mançini, megjithëse nuk po kalon periudhën e tij më të mirë në stolin e Mançester Citit, duket i vendosur ta mbrojë skuadrën e tij.  Në një intervistë për “Sky Sport Italia”, menaxheri italian foli për të ardhmen e tij dhe atë të Balotelit. “Rivalët tanë kanë më shumë eksperiencë, por ne kemi një skuadër shumë më të mirë, që luan futboll më të bukur”, – tha Mançini.

Duke u përqendruar tek mosmarrëveshjet e fundit me Balotelin tekniku italian tha: “Mario nuk është në shitje. Ai është një lojtar i Sitit, i cili adhurohet nga tifozët dhe drejtuesit. Ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ne. Duhet të mendojë për punën dhe familjen e tij. Zoti nuk ia ka kursyer talentin, por ai nuk mund ta shpërdorojë atë”.

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe diferencën prej 6 pikësh me Mançester Junajtid stoli i tij duket i lëkundur, por Mançini pohon se nuk e ndjen presionin e shkarkimit.

 “Unë ndihem shumë mirë këtu. Jam komod. Punoj në një prej klubeve më serioze dhe puna në Angli është shumë herë më e kollajshme se në Itali. Asnjë drejtues nuk më ka telefonuar për të më bërë presion. Klubi ka një projekt dhe ne kemi bërë një punë të mrekullueshme gjatë këtyre dy viteve. Italia më mungon siç do t’i mungonte shtëpia çdo njeriu, por unë jam i lumtur në ishull”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m

Teuta e mbylli me sukses këtë edicion duke fituar titullin kampion, por koha e festës ka përfunduar dhe kanë nisur përgatitjet për Kupat

Pas Spanjës dhe Suedisë, Covid-19 ka goditur edhe kombëtaren ruse.

Manolo Portanova, futbollisti 21-vjeçar i Xhenoas, i cili në të kaluarën ka luajtur dhjetëra ndeshje me fanellën e përfaqësueseve të mosh

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka patur gjithmonë në radhët e saj emra të spikatur në arenën ndërkombëtare, lojtarë të cilët kanë arrit

Gjithçka është e kryer, skuadra e Romës është një hap larg firmës me Granit Xhakën.

Dejvi Bregu i cili zhvilloi një sezon fantastik ku fitoi dhe “Këpucën e Artë” u shpreh se fitimi i titullit me Teutën ishte fryma e grupi

Iran Zhunior Gonçalves është largimi i parë në radhët e kampionëve të Teutës.