Uragani” Manchester City shktatërron 6-0 Chelsea-n në “Etihat Stadium” dhe i merr vendin e parë Liverpoolit, edhe pse me pikë ta barabarta, 65, por me një ndeshje më shumë të luajtur për ekipin e Jurgen Klopp. Një disfatë e rëndë kjo për blutë e Londrës, që në asnjë moment nuk arritën të futeshin në lojë pas atij starti shokues, teksa pësuan 4 gola brenda 25 minutave të para të takimit.

I papërmbajtshëm argjentinasi Sergio Aguero, që realizoi tregolësh, duke rrëmbyer topin e ndeshjes, ndërsa finalizimet e Sterling (dygolësh) dhe Gundogan kompletuan rezultatin tenistik 6-0 ndaj ekipit të Sarrit.Në fakt, golin e parë, që zhbllokoi takimin, e shënoi Sterling që në minutën e katërt, ndërsa meritoi më pas ovacionet e publikut sulmuesi argjentinas, fillimisht me një perlë nga jashtë zonës e më pas duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes në kthimit e topit për golin e 3-0.

Në të 25-ën i erdhi radha turko-gjermanit Gundogan me një goditje të befasishme nga jashtë zonës, ndërsa në pjesën e dytë Aguero sigloi të tretin personal me 11-metërsh. Goli i fundit i sfidës mban firmën e Sterling në të 80-ën Kun Agüero me golat e shënuar ndaj Chelsea-t bëhet pjesë e klubit të legjendave (i gjashti) që kanë realizuar 200 a më shumë gola në Premier League vetëm me një skuadër, ku janë gjithashtu emra të mëdhenj si: Wayne Rooney (Man Utd), Ryan Giggs (Man Utd), Thierry Henry (Arsenal), Frank Lampard (Chelsea) dhe Steven Gerrard (Liverpool).Chelsea me këtë disfatë humb edhe vendin e katërt, që iu rrëmbye nga Manchester United pas suksesit 0-3 ndaj Fulhamit.Fitore arriti edhe Tottenhami, që iu imponua me rezultatin 3-1 Leicester City-t.