Maradona: Droga më shkatërroi karrierën

19/09/2014 - 22:20

 

Diego Armando Maradona rikthehet të flasë për veten e tij dhe kur “El Pibe Doro” e bën një gjë të tillë, lajmi qarkullon në të gjithë globin. “Nëse nuk do të isha droguar do të isha një lojtar fenomenal”. Një fjali që zbulon shumë detaje nga e shkuara e ish sulmuesit argjentinas që ka pasur probleme serioze me drogën. Për kampionin e botës, pluhuri i bardhë ka ngritur pengesa të mëdha në karrierën e tij pasi ai ka qenë i vetëdijshëm që natyra i kishte falur dhunti të mëdha. 

“Përpara se të vija në Europë te Barcelona në vitin 1982 e dija shumë mirë se me teknikën që zotëroja do t’i haja të gjallë në fushën e lojës të gjithë. Topi në fushë është vetëm një dhe kur të ishte në këmbët e mija nuk do të kishte top për të tjerët”.

Gjithsesi e shkuara tashmë është varrosur në jetën e Diegos sepse ai mendon për jetën që e pret me familjen.

“Vajzat e mija e dinë shumë mirë se unë edhe sot mund të luaj për 90 minuta edhe pse jam 53 vjeç. Unë nuk kam bërë një jetë normale sepse në realitet është sikur të jem 78 vjeç”.

Ish flamuri i Napolit rrëfen gjithashtu edhe emocionet e Botërorit 2010 si trajner me Argjentinën.

“Pasi u largova nga stoli, u ndjeva keq. Doja të vazhdoja por se bëra sepse besova te një mik dhe sot do të rikthehesha sërish në atë detyrë sepse miqtë mbeten miq. Nuk e kam ndjekur Argjentinën në eliminatoret e Brazilit por në Botëror jetova si një argjentinas. Gjermania kishte 50 variante më shumë se ne dhe kur ata sulmonim ne ishim të trembur. Gjithsesi një rast e patëm, atë me Higuain që në raste të tilla nuk gabon asnjëherë. 9 në 10 topa në atë moment hyjnë në portë, por Pipita i kishte veshur këpucët mbrapsht”. 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir

“Pape ynë ka vdekur”! Ky është titulli i madh i prestigjiozes franceze “L’Equipe”, që i ka dedikuar faqen e parë ish-presidentit

Klubet në Itali janë ndarë në dysh, me disa që kërkojnë anulimin e sezonit aktual dhe nisjen e përgatitjeve për të ardhshmin, dhe të tjer

Mënyra më e mirë për të harruar izolimin është stërvitja.

Një lajm i bujshëm nga Italia që gjen vend në faqet e para të gazetave spanjolle.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për kanalin gjerman “Sport 1”, ku përveç situatës së vështirë që po kalon It

Ndonëse situate me koronavirusin në Europë mbetet shqetësuese dhe në shumë disa shtete është përhapur në masë të gjer, në UEFA nuk kanë n