Puna është krenari. Shumë njerëz zgjedhin profesione nga më të ndryshmet për jetën e tyre, siç ka dhe të tjerë që zgjedhin rrugën e sportit. Por ka dhe persona të cilët mund të kishin një jetë krejtësisht tjetër, po të mos i hynin futbollit.Miroslav Klose njihet si një prej sulmuesve më të mëdhenj në historinë e Gjermanisë, lojtari i cili ka shënuar më shumë gola në historinë e Botërorëve. Sot trajner tek U-17 e Bayernit, në rininë e tij ka punuar si marangoz, duke deklaruar në të kaluarën se kjo përvojë ka qenë një nga më të rëndësishmet në jetën e tij, pasi i ka forcuar shumë karakterin.

Përralla e Jamie Vardy u bë shumë e famshme në mbarë botën, pasi sulmuesi shkëlqeu me Leicester City-n, duke fituar dhe titullin kampion në sezonin 2015-2016. Pavarësisht se shumë njerëz mund ta dinë, 31-vjeçari dikur ka punuar edhe si mekanik, në një fabrikë të Sheffield.Giorgio Chinaglia ishte një nga golashënuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, i njohur më së shumti për periudhën e kaluar te Lazio. Kur ishte fëmijë, ai emigroi në Uells së bashku me prindërit, ku nisi edhe karriera e tij me ekipin e Swansea. Para se të tundte rrjetat kundërshtare, Chinaglia punonte kamarier e pjatalarës në restorantin e familjes.

Chris Waddle ishte një nga mesfushorët më të mirë anglezë mes viteve ‘80 – ‘90, duke shkëlqyer më së shumti me ekipin e Marseille. Por Waddle në rininë e tij ka punuar si kasap, duke mos e fshehur kurrë krenarinë për profesionin e tij të parë.Ka dhe lojtarë që kanë bërë punë nga më të paimagjinueshmet. Gheorge Popescu, mbrojtës legjendar rumun, mes të tjerash ish-kapiten i Barcelonës, ka qenë i detyruar të punojë si spiun, për regjimin e tmerrshëm komunist të Çausheskut.