Maratonomakja e përgjakur (VIDEO)

14/08/2018 - 14:48

   Si një maratonomake e vërtetë, Volha Mazuronak fitoi garën e saj të parë në këtë disiplinë në Kampionatin Europian të Shumësportëshit, pavarësisht se ishte e mbuluar nga gjaku deri në fund të garës. Bjelloruses filloi t’i dilte gjak nga hundët që në nisje por nuk u dorëzua dhe arriti të fitonte garën duke vrapuar në kohën 2 orë e 26 minuta e 22 sekonda, në rrugët e Berlinit.

E sikur të mos mjaftonte gjaku, ajo mori edhe një kthesë të gabuar kur kishte mbetur edhe pak më shumë se një kilometër deri në fund të garës, por psërsëri arriti të dilte fitimtare. Francezja Clemence Calvin u rendit e dyta ndërsa medaljen e bronztë e mori Eva Vrabcova e Çekisë. 29-vjeçarja nuk kishte fituar kurrë më parë një garë të tillë, arritja më e madhe e saj kishte qenë vendi i dytë në garën e 5000 metrave në Lojërat Ushtarake të vitit 2015.

Ajo mban rekordin kombëtar në Bjellorusi për maratonën për femra, me kohën 2 orë e 23 minuta e 54 sekonda, të vendosur në Maratonën e Londrës dy vjet më parë.Në përfundim të garës ajo tha: “Ishte e vështirë. Papritur filloi të më dilte gjak nga hunda dhe mendova se do të pushonte shpejt, por jo. E di që duhet të jetë dukur e tmerrshme, por fatmirësisht nuk më pengoi dhe ia dola. Mendoj se gjithçka nisi për shkak të ndryshimit të motit, por më ka ndodhur edhe më parë në stërvitje dhe nuk e di pse”.

Kampionati Europian i Shumësportëshit, i zhvilluar për herë të parë këtë vit në Berlin dhe Gllasgou, nisi me 2 gusht dhe përfundoi më 12 gusht.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, vazhdon të jetë në qendër të merkatos për sa i përket të ardhmes.

Lajmet të mira për klubet shqiptare në prag të festave të fundvitit.

Pas ditësh të tëra me tentativa, indicie e komente të ndryshme, më në fund është vetë drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ai që sqaron

Vetëm pak muaj në Itali dhe Kristiano Ronaldo duket një italian i vërtetë, sikur ka një jetë që luan te Juventusi, sepse është ambientuar

Napoli kërkonte 50 milionë euro që ta linte të lirë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Skuadra e Teutës barazoi në një rezultat 1 me 1 me ekipin e Partizanit, por duket se kjo ndeshje nuk ka kaluar shumë pa polemika.Pas ndes

Teuta është skuadra e cila prej 9 javësh nuk njeh humbje.

Roni Gashi shënoi ndaj Partizanit dhe goli i tij vlejti një pikë për Teutën që vijon serinë pozitive.

Zëvendës trajneri i Teutës, Endri Vrapi, flet për situatën e ekipit durrsak, dhe për formën mjaft të mirë të bregdetarëve.