Mario Gëtce po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij. Heroi i Kupës së Botës në Brazil rrezikon të lihet jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për në Rusi.

Mario ka humbur shkëlqimin dhe nuk po gjen formën e mëparshme që pas diagnostikimit me problemet hormonale që kishte.Gëtce nuk po luan rregullisht me Dortmundin dhe nuk ka qenë asnjëherë deciziv për verdhezinjtë.