Klaudio Markizio dhe gruaja e tij përjetuan një makth të vërtetë teksa pesë hajdutë u futën në rezidencën e tyre për t’i grabitur. Hajdutët pasi grabitën çfarë mundën të gjenin dhe më pas ia dolën të largoheshin. Markizio ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, teksa u shpreh se i vendosën pistoletën në kokë, por falë zotit në atë moment fëmijët e tij nuk ndodheshin në shtëpi.

“Ata na drejtuan pistoletat në kokë. Ishte e vështirë, asnjëherë më parë nuk kam parë pistoleta të vërteta. Fatmirësisht, ia dolëm të qëndronim të ftohtë. Ishin pesë burra dhe na pyetën se ku i mbanim kursimet. I thashë se nuk kemi një vend në shtëpi ku i mbajmë ato, por nuk më besuan. Me të vërtetë që nuk kemi një vend në shtëpi për kursime. Kështu, morën gjithçka gjetën dhe më pas u larguan. Isha i frikësuar për veten time dhe Robertën.Falë zotit në fëmijët nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar të luanin futboll dhe gjyshi i tyre nuk i kishte sjellë ende. Në fakt, trajneri i tyre ishte i pari që dyshoi se diçka mund të kishte ndodhur, sepse ne nuk u përgjigjëm në telefon. Kur grabitësit e kuptuan se diçka ishte kuptuar filluan të nxitonin. Ishin me fat”, u shpreh Markizio.