Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas humbjes 0-4 në shtëpi ndaj spanjollëve të Granadës, ku u shpreh i keqardhur, teksa cilësoi ngarkesën psikologjike si shkakun kryesor të kësaj sfidë.

“Bëmë një ndeshje jo të mirë. Shpresoja një ditë jo për Granadën por ishte ditë jo për ne. U dënuam shumë shpejt. Kundër ekipeve të mëdhaja të bësh gabime të tilla të ndëshkojnë. Nuk ishim të zotë të reagonim.Bëmë gabime foshnjarake. Me ekipe të tilla duhet edhe eksperiencë. Tentuam të qarkullonim topin. Presioni ishte brenda nesh, kjo ndikoi në pësimin e atyre golave.Granada vraponte dyfish më tepër, jo më kot janë në vendin e 6-të në Spanjë, kanë mundur Barcelonën kanë barazuar me Realin. Niveli i tyre është i lartë. Në qoftë se nuk do të kishim pësuar gol aq shpejt, mund të bënim diçka më ndryshe.Unë mendoj që pavarësisht se ishim munduar që ta shfrenonim ekipin dhe mos kishim ngarkesë psikologjike, këto janë ekipe të mëdhaja dhe njeriu kur hyn në fushë, bën gjëra që vetvetiu nuk duhet të bëhen. Ngarkesa emocionale ka qenë shkaku kryesor i humbjes. Vrapuan më shumë se ne dhe ishin agresiv në mesfushë. E kishim vështirë ta nxirrnim topin nga gjysmëfusha jonë.Kemi kohë për fillimin e kampionatit, duhet të fokusohemi fortë atje. Shpresojmë të gjejmë edhe disa lojtarë të tjerë dhe të jemi aty ku duhet të kampionat.Nuk e quaj të mbyllur merkaton. 90% është e realizuar. Pse jo edhe 2 goditje të fundit. Do guxojmë më tepër këtë sezon. Këta djem e kanë rritur stekën. Mbas kampionatit të mirë që bëmë, mendoj që këta djem e kanë çuar veten që të mendojnë për më tepër”.