Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Martini: Do të luftojmë për kampionatin dhe Kupën

10/04/2021 - 20:49

Edi Martinin sigurisht që e kënaq së tepërmi suksesi me Apoloninë, për faktin i jep kryesimin Teutës, me trajnerin shkodran që shmang komentet për rezultatet e rivalëve.

“Mendoj se është merita jonë më shumë, që Apolonia nuk pati raste. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe e kishim vlerësuar maksimalisht. U mundova të zëvendësoja lojtarët që kishim më shumë minuta, për t’i pasur gati për Kupën. Ne shikojmë vetëm ndeshjet tona, nuk më intereson se çfarë bëjnë ekipet që janë pas nesh.

E rëndësishme është puna në stërvitje. Grinta dhe dëshira e lojtarëve për fitore, të lënë pa fjalë. Ne nuk jemi të kënaqur kur humbim topin. Lojtarët meritojnë komplimente, pasi po bëjnë shumë mirë.”

Kampionat dhe Kupë: “Jemi për fitimin e Kupës dhe titullit. Në këto momente po kalojmë një formë të mirë, do të luftojmë për të dyja. Fati ynë i mirë është që kemi rreth 20 lojtarë, të cilët mund t’i aktivizojmë".

Rivalët: “Të gjithë ekipet janë shumë të mira. Në këtë moment duhet të jemi të qetë dhe të jemi me këmbë në tokë. Në Shkodër kemi një shprehje: “Të hyftë vetja në qejf…” Duhet të jemi të përqendruar.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arsenali do t’i mungojë Europës për herë të parë që prej vitit 1995 sezonin e ardhshëm dhe zërat për shkarkimin e Mikel Artetës po forcoh

Një rast i paprecedentë ka ndodhur natën e kaluar në Itali, teksa vajza e trajnerit të Peskarës, Xhanluka Grasdonia është sulmuar nga dis

Çmimi i Madh i Spanjës u vendos nga parakalimi i Lewis Hamilton ndaj Max Verstappen, kur kishin mbetur gjashtë xhiro nga fundi i garës.

Kristiano Ronaldo nuk është aspak i lumtur te Juventusi, sidomos pas sezonit jo të mirë që bardhezinjtë po kalojnë.

Teuta është rikthyer në vendin e parë të kampionatit pas ndeshjeve të djeshme, teksa durrsakët mposhtën Bylisin me rezultatin e pastër 4-

Pas fitores me “poker” me rezultatin 4-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Niko Dovana”, lojtari i ndeshjes, mesfushori i Teutës, Albano Aleksi

Pas fitores me "poker" ndaj Bylisit në stadiumin "Niko Dovana" me rezultatin 4-0, trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur duke analizuar

U rikthye te fitorja Teuta, që pas barazimit pa gola në Shkodër ndaj Vllaznisë, ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Byli

Totenhemi ka humbur një shans të artë për të mbërritur vendin e katërt, vend që përkon për zonën Champions.

Një nga më të rëndësishmet në fushë për kombëtaren e femrave është edhe Albina Rrahmani.