Fitorja ndaj Bylisit të premten, i ka dhënë mundësinë lojtarëve e stafit të Teutës që të shohin me qetësi e të analizojnë ndeshjet e të shtunës në Superiore, ato të dy rivalëve të javëve të ardhshme, Kastirotit e Partizanit. Por trajneri Edi Martini, ka pranuar se ka mbetur i çuditur kur ka parë të luhej ndeshja në Korçë në ato kushte ekstreme.

“Unë pashë aksionet e ndeshjes dhe golat janë shënuar me kokë, se nuk kishte mënyrë tjetër për të gjuajtur e shënuar. Por ata që marrin vendimin janë delegatët e arbitrat se në fund skuadrat nuk pyeten. Te ajo ndeshja në Turqi dallohet pak jeshilja në fushë, kurse sot në Korçë mund të ishte 10-15 centimetër bore në fushë. Topi duhet të lëvizë. Kur bie shi duhet të shohë gjyqtari a kërcen apo jo topi, edhe në borë duhet parë.

Kastrioti? Ka ekip luftarak, luftojnë nga fillimi në fund si të jenë në avantazh apo jo, luajnë me të njëjtin ritëm. Kanë shumë mungesa në këto momente, por janë një ekip agresiv. Në fazën e parë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë dhe kemi qenë ne që barazuam dhe mund ta kishim humbur. Sot pashë Kastriotin që pësoi barazimin e pastaj kishte raste për avantazhin. Ta bësh këtë lojë në Tiranë me Tiranën, është meritë e tyre”, tha Martini. 

“Ishin të gjithë të bindur që Teuta ishte ndërtuar për të dalë kampion. Nuk jemi të kënaqur me ecurinë se kemi humbur shumë pikë, kemi bërë shumë barazime. Pa dashur të jusitifikohem, por duhet të them se na janë mohuar shumë pikë nga gabimet e arbitrave. Normalisht që janë pa dashje, por mund të jenë rreht 8 pikë që na kanë ikur nga arbitrimi. Kanë qenë 4 ndeshje të fituara, kemi marrë barazime për penallti që nuk na janë dhënë. Ne me arbitrat nuk kemi pasur fat këtë sezon, nëse do të kishim ato pikë, do të flitnrim ndryshe, do të ishim pikë për pikë me Vllazninë. Por edhe barazimet i kemi dominuar, kemi luajturt në portën e tyre, statistikat janë të frikshme me 60-70% mbajtje topi. Ndeshjet që kemi luajtur me keq janë fitoret në Korçë e Fier, të dalësh kampion duhet të kesh edhe fatin me vete.

Barazimet më djegin të gjitha, me Skënderbeun që kam luajtur ndeshjen e parë na është mohuar penallti, me Tiranën e njëjta, me Laçin e njëjta gjë, janë të tre barazime që të djegin. Por Skënderbeu ishte më e keqja se ishim 1-0, mund të bënim 3-4 në pjesë të pare, pësuam gol aksidental e pastaj mund ta humbnim ndeshjen. Ishte e para e na penalizoi, sikur na stepi dhe u trembëm.

Mendoja se do të kisha më shumë pikë, edhe Partizani, Laçi a Kukësi. Por e thashë që është pjesë e fatit: Po të mos bojkotohej kampionati,  jam i sigurt se do të ishim larg ekipeve të tjera se po kalonim një gsuperjendje ndërsa ekipet e tjera si Kukësi, Partizani, Vllaznia, Kastrioti apo Skënderbeu nuk ishin të kolauduar, me gjysma ekipesh. Fati i tyre ishte që kampionati filloi me vonesë. Ne nuk kemi bërë pushime e pritej edhe një lloj rënie se lodhja bën të vetën, por ishte pjesë e fatit. Po të kishim filluar në kohë, jam i bindur se do të ishim shumë larg ekipeve të tjera.

A do të ndërrohesha me Brdariç? Sot është e kollajtë të thuash se Vllaznia është në vend të parë por unë e kam filluar te Teuta dhe do ta mbaroj aty se kemi një rrugë të gjatë bashkë dhe mendoj që këtë pyetje nuk do të ktheja të njëjtën përgjigje se jam i bindur që shumë shpejt do shkojë Teuta ku e kemi menduar e dëshirojmë të jemi.

Unë e shoh që Vllaznia po bën një kampionat shumë të mirë, bravo i qoftë Tomas që po udhëheq ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme, ka kaluar pritshmëritë e nuk e kemi menduar, as ata vetë. Dua t’i përgëzoj se kanë bërë atë që askush nuk e ka mednuar, janë edhe 66 pikë në lojë, sot duken shumë. Është rrugë kaq e gjatë sa është e vështirë të thuash sot se kush do të jetë kampion”, deklaroi Martini.