Martini: Më intereson vetëm rezultati, Bregu lojtar klasi!

20/01/2021 - 19:03

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit. Trajneri i Teutës foli me superlativa për Dejvi Bregun, ndërsa shtoi se skuadra e tij nuk kushtëzohet nga rezultatet që po arrin Vllaznia.

“Ndeshje shumë e vështirë. Kastrioti ka shumë grintë dhe luan shumë fort dhe në fund na e zgjidhi klasi i Dejvi Bregut. Nuk u shqetësuam se fitoi Vllaznia, e kemi mendjen vetëm te ndeshjet tona sepse ndryshe shpërqendrohemi. Në disa ndeshje jemi cinikë, nuk është rëndësishme të luajmë bukur dhe të rëndësishme janë pikët. Nuk luajmë bukur si më parë, por dimë të sillemi në fushë dhe shkojmë te fitorja. Kemi krijuar raste dhe kemi qenë ofensivë dhe kemi humbur durimin. Tani arritëm të jemi në rrugën e duhur dhe arritëm të fitojmë. Lojërat e bukura na kanë ardhur në majë të hundës dhe pikët na kanë humbur. Më interesojnë vetëm rezultatet”, u shpreh Martini.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Skuadra kineze e Jiangsu FC, e cila fitoi titullin në muajin nëntor, nuk do të jetë më pjesë e elitës së futbollit kinez.

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kroat, Zlatko Kranjçar.

Në ndeshjen PSV-Ajaks e cila përfundoi me shifat e barabarta 1-1, gati sa nuk plasi konflikti në minutat e fundit të ndeshjes.

Teuta barazoi 2-2 me Kukësin në “Niko Dovana”. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, duke u barazuar nga verilindorët.

Çfarë nuk u pa në TV në sfidën Teuta-Kukësi të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”:

Nuk ka fitues në super sfidën e kësaj fundjave në Premier League mes Manchester United dhe Chelsea.

Inter arriti një tjetër fitore në Serie A, duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Pavarësisht se aventura me Tiranën ka përfunduar, Emanuel Egbo vazhdon të shijojë suksesin e arritur sezonin e shkuar, kur u shpall kampi

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xho

Kampionati italian po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe i luftuar, dhe Milanin e pret një tjetër test i rëndësishëm nesër në mbrëmje (2