Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Martini: Nuk shoh renditjen, Kastrioti kundërshtar i fortë (VIDEO)

19/01/2021 - 18:29

Në prag të transfertës me Kastriotin, në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i Teutës, Edi Martini, vlerësoi kundërshtarin, duke e pranuar se skuadrën e tij e pret një sfidë shumë e vështirë.

“Ndeshjet që kemi zhvilluar kanë qenë të mira. Në 99% të rasteve kemi qenë superiorë karshi çdo kundërshtari, por nuk kemi marrë pikët. Ato bëjnë diferencën dhe ato kanë rëndësi për ne. Është një ndeshje shumë e fortë. E pashë Kastriotin kundër Tiranës, ishin të barabartë në fushë. Pati rastet e veta dhe mund të shënonte edhe golin e dytë. Është një ekip i fortë, që lufton shumë dhe ka grinte. Pra është një ndeshje shumë e vështirë.”

Vllaznia e shkëputur: “Jam i fokusuar tek ekipi im. E rëndësishme është që të shohim rezultatet e ndeshjeve tona, sfida pas sfide, dhe të mos e shohim shumë tabelën. Do të bënim gabim nëse ndodh kjo. Të fitojmë ndeshjet tona, fundi i kampionatit është shumë larg.”

Afrimi i Ferreiras: “Them se jemi kompletuar në të majtë, Jackson është një lojtar i mirë, që ka dhënë prova. Kemi pyetur shumë para se ta merrnim. Shpresoj të jetë një përforcim i mirë. Konkurrenca i bën mirë çdo lojtari, kjo vlen edhe për Kouros. E kam thënë se Teuta është si një familje, ku planet individuale janë në plan të dytë.”

Merkatoja e përfunduar? “Nuk e di ende. Janë edhe disa ditë, ndërkohë që luajmë edhe tri ndeshje apo katër. E kam thënë se jemi të kompletuar, thjesht duhet të punojmë të arrijmë aty ku duhet.”

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.