Martini: Teuta pretendentja kryesore për titull, për nivelin që ka treguar (VIDEO)

07/05/2021 - 18:46

Trajneri i Teutës Edi Martini doli në konferencë për shtyp për të folur për sfidën ndaj Bylis, ndeshje të cilën durrsakët duhet ta fitojnë me çdo kusht për të pretenduar deri në fund tek titulli kampion. Martini foli për sfidën e kaluar ndaj Vllaznisë që u mbyll në barazim pa gola ndërkohë që u ndal edhe te kundërshtari i radhës, presioni i fitores dhe shanset që ka Teuta për titullin.

“Në pjesën e parë u ruajtëm. Duke parë kualitetet e Vllaznisë dhe mënyrën se si luajnë ata, qëndruam pak në mbrojtje. Në pjesën e dytë kërkuam të dilnim përpara, por nuk arritëm të shkonim te porta ashtu siç donim.Prishëm aksionet e Vllaznisë, qarkulluam topin, pavarësisht se bëmë shumë gabime, sidomos te pasimet. Në këto momente janë shumë të rëndësishme pikët, është shumë e rëndësishme ana psikologjike e lojtarëve. Një humbje do na bënte shumë dëm, kështu që gjysmë e së keqes ishte barazimi”.

Bylis? Nuk ka ndeshje të lehta, ata luajnë për të mos dalë nga kategoria, ndërsa ne luajmë për të dalë kampionë. E shoh si një ndeshje që duhet fituar, por duhet të kemi kujdes. Jemi mirë, gjendja fizike e lojtarëve është e mirë, duke përjashtuar kapitenin Arapi.Ai ka një dëmtim në pulpë, shpresojmë ta kemi për ndeshjen tjetër. Pjesa tjetër është ok, gjendja e grupit është e mirë, kështu që them se jemi në nivel mjaft të mirë.

Presioni i fitores? Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, por kjo nuk përbën problem për ne, sepse ne çdo ndeshje e kemi për ta fituar. Është një ndeshje e fortë, Bylis kërkon të marrë diçka nga kjo ndeshje. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë, do të futemi në fushë për fitore. Ekipi ka luajtur mjaft mirë në fazën e mbrojtëse, kemi presuar shumë lart, nuk kemi lënë ekipet të organizojnë lojën e tyre. Disa shprehen se Teuta ka mbrojtje të fortë sepse luan në mbrojtje, por jo. Ne kemi mbrojtje të fortë sepse presojmë lart, nuk lejojmë ekipet të na afrohen te porta.

Shanset për titull? Shanset janë të mëdha, duke parë nivelin e lojës që kemi treguar gjatë ndeshjeve. Unë them që jemi pretendentët kryesorë për të fituar titullin“, përfundoi trajneri shkodran i Teutës.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina është rikthyer të flasë për çështjen e krijimit të Super Ligës.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kv

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen.

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë pikët mes tyre në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Euro 2020.

Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m