Mateus kundër Lëvit, propozon trajner të ri për Gjermaninë: Më mirë se ai…

27/11/2020 - 22:54

Situata e krijuar pas humbjes së Gjermanisë 6-0 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve vazhdon të jetë e tensionuar. Debati për trajnerin e ardhshëm të “Pancerave” do të jetë prezent të paktën deri në fillim të dhjetorit, atëherë kur Federata Gjermane e Futbollit do të mblidhet për të konfirmuar Joakim Lëvin ose për të menduar për një zëvendësues të tij.

Ish-kapiteni i “Pancerave” në vitet ’90, Lotar Mateus, ka një emër për stolin e kombëtares. Ai është jo pak i njohur në Gjermani, bëhet fjalë për ish-teknikun e Frankfurtit, Armin Veh.“Armin Veh? Pse jo trajner i kombëtares? Nuk do të më habiste fare kjo gjë. Ai është një trajner me eksperiencë në Bundesligë dhe e njeh shumë mirë ambientin në Gjermani”, tha Mateus.

Veh ka qenë më parë edhe trajner i Këlnit, Shtutgartit, Volfsburgut, Gladbahut dhe Hamburgut. Mateus dhe Veh kanë punuar së bashku për një kohë të shkurtër te Gladbahu.“Më mirë se ai askush nuk mund ta bënte këtë punë tani. Sigurisht që opinioni kërkon emra të mëdhenj, por mund t’u kujtoj njerëzve vetëm një shembull, Hansi Flik”, tha Lotar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë ditët e fundit në qarkun e Korçës, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes së kampionatit

Zgjedhjet për presidencën e Barcelonës pritet të zhvillohen më 7 mars 2021.

Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares Shqitare, Taulant Xhaka.

Lorenco Vila e sheh si rrjedhë logjike fitoren ndaj Bylisit.

Ildi Gruda shënoi dje golin e tij të parë në Kategorinë Superiore.

Teuta mori fitoren e parë në kampionat në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Bylisin.

Një ndeshje e bukur në Durrës, me Teutën që fiton dhe tashmë është në vend të dytë duke ndjekur Vllazninë “këmba këmbës”, ndërsa Bylisi k

Zinedine Zidane premtoi se Reali i Madridit do të fitonte një tjetër trofe gjatë këtij muaji, pikërisht atë të Superkupës së Spanjës, por