Floyd Mayweather ka befasuar të gjithë me deklaratën lëshuar sot, duke thënë se nuk do të zhvillojë seks para sfidës me Conor McGregor. Ky duel ms dy sportistëve do të zhvillohet më 26 gusht në Las Vegas, pra pas një jave, por duket se për kampionin e dorezave kjo sfidë është më së shumti një biznes. Ndaj ai nuk kërkon të dalë i humbur, duke hequr dorë nga argëtimi dhe është fokusuar 100% te sfida, nga e cila pritet të fitojë 100 milionë dollarë. Duket se Mayweather është frymëzuar nga deklarata e bërë nga trajneri i Rocky Balboa, Micky, që thoshte se “femrat t’i dobësojnë këmbët kur bën seks”, ndaj ai ka vendosur të ruajë forcat për këtë sfidë. Duket se Floyd Mayweather është dakord me thënien e trajnerit, por nuk është i këtij mendimi irlandezi Conor McGregor, që kur është ftuar në emisionin e Conan O’Brien, pak kohë më parë, pat thënë “unë do të bëj seks sa më shumë të jetë e mundur”.

Dy sportistët kanë opinion të kundërt për këtë çështje dhe secili ndjek strategjinë e tij. Pra, problemi është duhet bërë apo jo seks para duelit? Gjithsesi, duel i 26 gushtit do të na e tregojë se kush ka patur të drejtë dhe nëse vërtet sportistët e kanë mbajtur fjalën dhe kanë ndjekur këshillat që kanë dhënë.