Boksieri amerikan Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, ka premtuar se do të jetë i pamposhtur edhe pas duelit që do të zhvillojë më 31 dhjetor në Japoni ndaj sportistit vendës të kickboxing, Tenshin Nasukawa.

Boksieri tha se nuk synon një fitore me “KO” në këtë duel “show”, por një duel argëtues për fansat e shumtë që do ta shohin atë.

“Fitorja me “KO” nuk është e nevojshme në këtë sfidë. Nëse ndodh… ndodh, por nuk do të dueloj për ta goditur fort rivalin tim. Për sa i përket të kundërtës, fitores me “KO” të japonezit, ju garantoj ase kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë edhe sikur të jem duke fjetur në ring”, u shpreh Mayweather.

“Në gjithë këto vite të karrierës time si profesionist asnjëherë nuk i kam përdorur litarët anës ringut për t’u ngjitur nga një “KO”. Në këto 3 raunde që do të zhvilloj ndaj Tenshin mund të dueloj edhe me sy të mbyllura”, u shpreh Floyd Mayweather, 41 vjeç, një ikonë e boksit.