Mbahet në Tiranë turneu ndërkombëtar i tenisit

17/09/2019 - 14:58

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë e më shumë një sport i preferuar për qytetarët e Tiranës, dhe në mënyrë të veçantë për të rinjtë. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës, përveç palestrave dhe terreneve sportive që ka hapur për komunitetin në shkollat e kryeqytetit, do të mbështesë krijimin e hapësirave të reja të posaçme për të luajtur tenis në të gjithë Tiranën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndoqi finalet e ndeshjeve për meshkuj dhe femra të turneut “Tenis Europë U-16 Telekom Open”, ku theksoi se çdo zonë e kryeqytetit do të ketë një fushë tenisi për të nxitur të rinjtë që të merren sa më shumë me këtë sport elitar. “Do të vazhdojmë me hapësira tenisi siç kemi bërë tek shkollat “Petro Nini”, “Vasil Shanto”, “Ismail Qemali”, do të marrim shumë shpejt edhe hapësirat e tenisit tek Liqeni i Tiranës. Besoj se do të kemi fusha cilësore tenisi, ku fryma e mirë që ka filluar në Parkun Kombëtar të Sporteve, të mund të shpërndahet nëpër gjithë qytetin”, tha ai, gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve për turnen ndërkombëtar tëtenisit, që u mbajt në Tiranë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”.

Ai u shpreh se investimi në sport është investimi më i mirë për gjeneratat e ardhshme, jo vetëm sa i përket përgatitjes dhe shëndetit fizik, por edhe për formimi e karakterit të çdo njeriu. “Jam shumë i lumtur që kemi ecur kaq shumë me parkun kombëtar të sportit, për faktin se Federata, sipërmarrja private dhe agjenci të tjera shqiptare, e shikojnë sportin si fibrën që e lidh komunitetin tonë. Ne themi shpesh, ndoshta nuk do dalin të gjithë kampionë, po ideja që fëmijët, rinia, po merret me sport, që rri larg rrugës, larg veseve, në vende të sigurta, në mjedise të ruajtura e të shëndetshme si kjo, në vende ku mësojmë si fitojmë me përulësi, mësojmë edhe si humbim me këmbë në tokë, s’ka çmim”, shtoi kryebashkiaku Veliaj.

Ndaj, ai ftoi të gjithë prindërit që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në një nga kurset sportive që ushtrohen sot në shkollat e kryeqytetit, pasi vetëm kështu i garantohet një e ardhme më e mirë Tiranës. “Ftesa për gjithë prindërit është të regjistrojmë fëmijët edhe në një kurs sportiv, ku tenisi është ndoshta sporti më elitar dhe më elegant. Nuk mendoj se mësojmë vetëm nga librat, por mësojmë edhe nga kontakti që kemi me njëri-tjetrin; mësojmë që jeta ka edhe fitore, edhe humbje. Mezi pres që këtë vit, përveç 62 shkollave që i kemi kthyer në hapësira komunitare, ku pasdite luhet tenis, futboll, basketboll, volejboll, të shtojmë regjistrimet dhe të sigurohemi që një ushtri çunash e gocash nga Shqipëria kthehen ndoshta në kampionët e ardhshëm, nga ata që do ngrenë flamurin shqiptar në garat e ardhshme”, u shpreh Veliaj.

Turneu “Tenis Europe U-16 Telekom Open” u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, ku morën pjesë lojtarë nga gjithë Europa, mes të cilëve edhe 10 sportistë shqiptarë. Qendra Kombëtare e Tenisit “National Sport Park” është e përbërë nga 6 fusha tenisi të standardeve ndërkombëtare, 2 fusha beachvoley, një fushë kalçeto, një fushë multisportive dhe dy pishina publike të ndërthurura edhe me funksion sportiv. Kjo qendër është certifikuar nga Federata Botërore e Tenisit si qendër Nacionale dhe ka hapur rrugën për financim ndërkombëtar për zhvillimin e saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të premten Teuta do kërkojë të thyejë “tersin” dhe të dalë me tri pikë nga përballja tejet e rëndësishme me Flamurtarin.

Teuta vijon me intensitet punën për ndeshjen me Flamurtarin, por përgatitjet kanë qenë të kushtëzuara nga numri i lojtarëve në stërvitje.

Tottenham ka filluar të interesohet për Jose Mourinhon si trajnerin e tyre të ardhshëm.Sipas mediave angleze Pochettino do të largohet gj

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar mesazhe të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Mico Papadhopulli.

Ka pak gjasa të ndodhë, për të mos thënë nuk ka fare nëse nuk do të ketë një përshkallëzim të situatës në ndeshjet e ardhshme të kombëtar

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit ta paktën deri në përfundim të kontratës aktuale.

A e keni imagjinuar se diferencën mes një medaljeje të artë dhe asaj të argjendtë mund ta bëjë higjiena personale?

Pesë tifozë bullgarë janë arrestuar sot për abuzim racial ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes kualifikuese në Euro 2020 Bullgari-Ang

Shumë i lumtur për golin e realizuar u shfaq Rey Manaj i cili u çlirua pas golit spektakolar që realizoi ndaj Moldavisë.