Lojtarët e një skuadre regbije në Afrikën e Jugut kanë mbetur të habitur kur kanë parë anës fushës së tyre disa hipopotamë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes. 

Sipas mediave vendase, hipopotamët ishin në kërkim të barit, ndaj dhe kanë “pushtuar” fushën e Letaba Rugby Club. Kjo fushë e regbisë është anës një lumi, që është edhe “shtëpia” e hipopotamëve, që në kërkim të barit kanë gjetur fushën e blertë të regbisë për t’u ushqyer dhe shplodhur.