Mbrojtësi i PSG-së mund të jetë afrimi i parë për Interin

12/11/2019 - 19:50

Interi ka zhvilluar një fillim sezoni pothuajse perfekt në drejtimin e Antonio Contes. Në 12 javët e para të kampionatit ka realizuar 11 fitore dhe vetëm një humbje dhe aktualisht ndodhet në vendin e dytë të renditjes së kampionatit italian me vetëm një pikë larg nga Juventusi kryesues.

Pavarësisht paraqitjeve pozitive zikaltërit janë duke vuajtur shumë në organikën e lojtarëve si për arsye dëmtimesh por edhe  nga mungesa alternativave në stol. Pikërisht kjo emergjencë i ka shtyrë drejtuesit e klubit për t’u hedhur në merkato dhe lista e tyre është mjaft e gjatë.

Në sulm prioritet mbetet Olivier Giroud, 33-vjeçari është në skadencë kontrate me Chelsea-n dhe do të ishte i gatshëm për një aventurë të re larg ishullit. Në mesin e fushës kërkohen Rakitiç, Matiç dhe Arturo Vidal. Të tre futbollistët vlerësohen shumë nga tekniku Conte dhe do ta bënte të buzëqeshte këtë të fundit edhe sikur në merkaton e janarit të afrohej vetëm një lojtar nga emrat e përmendur. Por drejtuesit zikaltër me në krye Beppe Marotën, janë duke vlerësuar edhe lojtarët që janë në skandencë kontrate.

Sipas mediave përtej Adriatikut, në orbitën e Interit është vendosur edhe mbrojtësi i majtë i Paris Saint Germain, Layvin Kurzawa. 27 vjeçari nuk po kalon një moment të mirë në Paris dhe me shumë mundësi nuk do ta rinovojë kontratën e tij me kampionët e Francës që i skadon në verën e 2020. Në rast të një arritje të një marrëveshje mes Interit dhe menaxherëve të lojtarit, zikaltërit do të kishin në kontingjentin e tyre një mbrojtës vërtet cilësor dhe për më tepër duke mos shpenzuar as edhe një cent për shërbimet e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta ia doli në ditën e djeshme të fitonte një përballje aspak të lehtë ndaj Skënderbeut, jo vetëm ër forcën e kundërshtarit në fushë, p

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, deklaroi se fitorja ishte një detyrim për ekipin e tij ndaj qytetit të Durrësit, pas asaj që kaloi qytet

Juventus pësoi humbjen e parë sezonale mbrëmjen e të shtunës ndaj Lazios, me rezultatin 3-1 me përmbysje, gjë që i ka lënë një shije të h

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare një nga mësueset më të nderuara të Durrësit dhe ish-kampionja kombëtare e ping pong-ut, Ver

U  ktheu sadopak buzëqeshjen tifozëve durrsakë, të cilët kanë përjetuar ditë shumë të vështirë për shkak të termetit shkatërrues të 26 në

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, sqaroi pse festoi në një mënyrë që nuk e ka bërë kurrë më parë, por edhe për tema të ndryshme.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Fred, ka thënë se incidentet raciste, si abuzimet që u drejtuan te ai nga disa tifozë të Manchester Cit

Juventusi pësoi dje në mbrëmje disfatën e parë sezonale, teksa u mposht në “Olimpico” të Romës me rezultatin 3-1 nga Lacio.

Ndeshja Teuta-Skënderbeu është ngjarja e parë që përpiqet të rikthejë në shinat e së përditshmes një qytet të rrënuar nga dhimbja pas tër