E ardhmja e McLaren nuk janë vetëm garat me makina në Formula 1, por edhe sporti i çiklizmit. Grupi teknologjik që ka markën e tij në Formula 1 sot ka vendosur të hyjë edhe në sportin e biçikletës, duke blerë 50% të kuotave të skuadrës “Team Bahrain Merida”, që ka si çiklist kapiten italianin e njohur Vincenzo Nibali (fitues i Turit të Francës në vitin 2014).

Bashkëpunimi do të jetë si në anën teknike ashtu dhe atë komerciale.

“Garat, teknologjia dhe paraqitja njerëzore në garë janë në qendër të projektit tonë në sportin e çiklizmit. Ne jemi interesuar për këtë sport edhe më parë, ku edhe kemi ndërhyrë me projektet tona. Ne nuk do të ndërhyjmë te skuadra e “Team Bahrain merida”, duke u thënë se çfarë duhet të bëjnë. Ne do të bashkëpunojmë me tan ë disa sektorë, duke u përpjekur që në garë çiklistët tanë të bëjnë diferencën dhe të fitojnë. Ndaj vendosëm të bashkëpunojmë”, tha John Allert, shefi i  marketingut te McLaren.