Teuta është skuadra që ka bërë diferencën fazën e tretë, ku ka marrë 19 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër, me 5 fitore dhe 4 barazime dhe golavarazh 10-3.

Teuta është i vetmi ekip që nuk ka humbur gjatë kësaj faze. Disfata e fundit është regjistruar më 31 janar, Laçi-Teuta 1-0, ndaj prej 10 javësh skuadra e Martinit e ka harruar shijen e humbjes.

Mbrojtja është një pikë e fortë e durrsakëve, me 11 gola të pësuar në 27 javë kampionat.