Teksa nisja e vitit të ri shkollor është në prag, Qendra Edukative, Sportive dhe Edukuese “Juvenilia” në Durrës vjen me një propozim mjaft interesant për prindërit që duan t’i çojnë fëmijët e tyre në kurse sportive.

Duke qenë se klasat e ciklit fillor II-V, por edhe nxënësit e shkollave nën rikonstruksion zhvillojnë mësim pasdite, qendra “Juvenilia” propozon orare fleksibël edhe pasditeve, për t’u mundësuar të gjithë fëmijëve t’i përkushtohen sportit, në disiplina të ndryshme. Aktivitetet zhvillohen nga profesori italian Francesco Vitobello.

“Femija yt frekuenton shkollen pasdite dhe nuk arrin te ndjeki kurset sportive? Juvenilia ka zgjidhjen per ju….
Futboll ne oren 18.30
Basketball ne oren 17.30
Multisport ne oren 18.15
",-
njofton shoqata në rrjete sociale Facebook e Instagram.

Ndërkohë, gjithë të interesuarit mund të telefonojnë për regjistrime në numrin e telefonit: 069 990 8213.