Mihani i larguari i tretë nga Teuta

19/01/2016 - 12:45

Meglid Mihani është i larguari i tretë nga skuadra e Teutës, pasi mesfushori kavajas me eksperiencë ka kërkuar largimin, e klubi durrsak është pajtuar me kërkesën e tij duke i dhënë lejekalimin. Lajmin e konfirmon vetë lojtari që shprehet se është shkëputur nga Teuta, pasi ka tërhequr dokumentacionin ditën e hënë ndërkohë që zbulon edhe ekipin e tij të ri.

“Presidenti Hasanbelliu ka dhënë Ok-in për të marrë dokumentacionin dhe e falënderoj atë për bashkëpunimin si dhe i uroj Teutës suksese në vazhdimësi. Nga ky moment jam lojtar i Pogradecit”, është shprehur Mihani.

Në pjesën e parë të sezonit me Teutën, Mihani është aktivizuar në 16 ndeshje, duke munguar vetëm në dy përballje, për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë, duke qenë një lojtar i rëndësishëm për mesfushën durrsake. Tashmë ai do të ketë një mision të ri, të ndihmojë Pogradecin të ngjitet në Kategorinë Superiore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Kurrë nuk kam thënë se do të ndalem, do të doja të stërvitja sërish, ndoshta një ekip kombëtar”, është shprehur për “Sky Sport”

Pas humbjes turpëruese 4-0 përballë Skocisë, tifozët kuqezi kanë refuzuar të ndjekin nga shkallët e stadiumit miqësoren ndërmjet Shqipëri

Gjatë merkatos së verës së kaluar, Milani ishte pranë blerjes së Kristiano Ronaldos.

Një 6-vjeçar nga Parana në Argjentinë ka pushtuar kopertinat e mediave sportive, pasi vendosi të shesë të gjithë lodrat e tij, për të mbl

Bëhuni gati për një përballje titanësh në vitin 2019.

Holanda arriti të barazonte me rezultatin 2-2 ndaj Gjermanisë në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Gjatë merkatos verore skuadra bregdetare e Teutës pësoi një reformim të thellë me afrime të lojtarëve me eksperiencë, por edhe lojtarëve

Zinedin Zidane, Jurgen Klop dhe Arsen Venger kanë qenë me kohë në listën e trajnerëve që mund të zëvendësojnë Niko Kovaçin në krye të pan

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panuçi, ka folur nga Durrësi në prag të miqësores kundër Uellsit, që mund të jetë e fundit për