Mihani: Kukësi test për Teutën

06/09/2015 - 16:14

6 shtator 2015 - Mesfushori fantazist Meglid Mihani është lojtari më me përvojë në skuadrën e Teutës së re të Maganit, i cili duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë sportive.Veçanërisht pas atij goli të bukur në fitores 1-0 ndaj Flamurtarit në javën e parë të kampionatit, në Durrës për kavajasin po flitet gjithnjë e më shumë si protagonist.

“Realisht më vjen mirë kur dëgjoj të flitet për protagonizmin tim tek Teuta. Momentalisht gëzoj një formë të mirë sportive dhe më e rëndësishmja është që ajo po shkon në funksion të ekipit”. Mesfushori Mihani, në vlerësimin që i bën “djemve të detit”, shprehet se skuadra durrsake i ka potencialet e nevojshme për të qenë pjesëmarrëse në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

“Teuta ka potencial dhe mund të shkojë larg. Besoj se në Kupën e Shqipërisë mund të ecim mirë, dhe pse jo të mos e fitojmë këtë trofe. Ndërsa në kampionat, duke parë potencialin e eikpit, mund të synojmë të dalim në Kupat e Europës”.

Gjithsesi, mesfushori me përvojë Mihani kërkon përqëndrim dhe kujdes për çdo ndeshje, pasi Teuta duhet t’u shmanget hapave falsë, që mund ta dëmtojnë shumë në arritjen e objektiva të saj. Sipas mesfushorit kavajas, ndeshja e radhës ndaj skuadrës së Kukësit, do të jetë një test real i forcës së Teutës në kampionat, ku durrsakët do të bëjnë gjithçka për ta kaluar me sukses. 

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e krijuar pas humbjes së Gjermanisë 6-0 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve vazhdon të jetë e tensionuar.

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu.

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona, është larguar të mërkurën nga kjo jetë.

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

Teuta nuk shkoi më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Vllaznisë.