DURRËS, 3 nëntor 2014–  Humbja ndaj Palermos ka krijuar nje klime plot dyshime tek Milani i Inzaghit qe merr persiper te gjitha pergjegjesite per situaten. "Palermo e meritoi teresisht fitoren. Luajten mire dhe perballe Napolit dhe e thashe qe me perpara qe po kthehen ne nje kundershtar te veshtire gjithsesi, ne jemi ne nje proces rindertimi te ekipit dhe ne nje te tille ndodhin edhe humbjet. Kjo rreshkitje, mund ta quaj te tille, do te na sherbeje per t’u rritur, ndaj edhe ne kete situate nuk duhet te humbasim besimin, edhe pse ndihem keq per faktin qe beme hapa prapa. Tashme nuk eshte momenti qe te gjejme fajtore sepse pergjegjesia bie mbi mua, faji eshte vetem i imi. Presim me padurim ndeshjen me Sampdorian ku do te tentojme te rrimarim forcat”.  Pas humbjes ne “San Siro”, kuqezinjte largohen edhe me shume nga vendi i trete ne klasifikim, që të kualifikon në Uefa Champions League. "Nuk duhet t’i referohemi vetem renditjes, sepse objektivi yne primar eshte rikrijimi i skuadres. Kampionati eshte i gjate dhe une nuk kam krijuar iluzione edhe pas startit shume te mire,  sepse isha i vetëdijshëm për vështirësitë që do të hasnim. Për t’i dhënë vazhdimesi rezultateve te mira na nevojitet me shume kohe. Humbja ndaj Palermos ishte nje blackout per te gjithe ne, por e pranojmë humbjen. Duhet te punoj, me vetevleresimin e lojtareve, te mos harrojme se vijne nga vend i tete ne sezonin e kaluar. Roma nuk u ndertua ne nje dite”.