Milani hedh sytë nga Granit Xhaka

16/01/2015 - 15:39

16 janar 2015 -  Milani vazhdon punën për kompletimin e paketës sulmuese ku Granit Xhaka kthehet në objektiv kryesor. Zviceriani me origjinë kosovare rinovoi gjatë javëve të fundit me Borussia Mounchengladbach, por kjo nuk e pengon Filipo Inzaghin t'i kërkojë administratorit të deleguar, Adriano Galliani, transferimin e mesfushorit të avancuar. Fillimisht, klubi milanez vlerësoi Basellin e Atalantas, por objektivi i vërtetë është pikërisht Xhaka, i cili është ndjekur gjatë muajve të verës edhe nga Interi e Napoli. Lucien Favre e konsideron lojtarin e kombëtares së Petkoviç një pikë të palëvizshme në formacionin e tij, por një ofertë bindëse nga Milani mund të ndryshojë mendjen e drejtuesve të Borussias.

Vlera e kartonit të Xhakës shkon deri në 9 milionë Euro. Bisedimet për të mund të nisin gjatë ditëve të ardhshme, por në "Milanello" parashikojnë edhe lëvizje të tjera në rast dështimi. Axel Witsel mbetet ende në radarët e Gallianit që po vlerëson alternativat për ta shkëputur nga Zenit St. Peterburg. Mesfushori belg ka një kontratë afatgjatë me skuadrën ruse, e cila nuk kërkon ta humbasë për një shumë modeste pasi disa sezone më parë e bleu nga Benfica për plot 40 milionë Euro. Në rastin e Witsel, Milani duhet të mendojë një strategji të shoqëruar me një ofertë bindëse për ekipin nga qyteti perandorak edhe pse Witsel ka zhgënjyer me paraqitjet e tij te Zeniti ku drejtuesit kishin të tjera pritshmëri për të.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.