Milani ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e mbrojtësit kroat Dejan Lovren, i cili ka mbetur në stol te Liverpooli dhe po kërkon të largohet gjatë kësaj merkatoje verore.

Për 29-vjeçarin “The reds” kërkojnë 28 milionë euro, por pretendimet mund të ulen ndjeshëm, duke pasur parasysh dëshirën e vetë futbollistit, për të ndërruar ambient, pasi fitoi edhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

Nga ana tjetër Milani largoi nga skuadra Zapatën dhe ka oferta të shumta edhe për kapitenin Romagnoli, ndaj shikon kroatin si përforcimin ideal, që do t’i sillte eksperiencë dhe saktësi repartit të prapavijës.