Milani ofron 12 milion euro për mbrojtësin 22 vjeçar

26/01/2020 - 19:59

Ricardo Rodriguez me shumë gjasa do të largohet nga kuqezinjtë. Destinacioni i ri për zviceranin do të jetë Turqia. Skuadra e Fenerbahces me shitjen e Mosses tek Inter e zgjidhi bllokimin e merkatos dhe me shumë mundësi do të afrojë Rodriguez në ekip.Mirëpo nuk përfundon këtu, drejtuesit e Milanit tashmë duhet të mendojnë për zëvendësuesin e 27 vjeçarit.

Sipas mediave itraliane duket se e kanë gjetur.Thuhet se “Djalli” ka nisur bisedimet me anglezët e Uiganit për mbrojtësin e majtë, Antoni Robinson. Ky i fundit pëlqehet shumë nga italianët, të cilët e shohin atë edhe si një investim për të ardhmen, për shkak të moshës 22- vjeçare.Sipas asaj që shkruan “calciomercato”, anglezët kërkojnë të paktën 15 milionë euro plus bonuse për të hequr dorë nga shërbimet e futbollistit, një shumë e cila konsiderohet e lartë nga Milani, që nuk mendon të ofrojë më shumë se 10-12 milionë euro.

I rritur në akademinë e Evertonit, Robinson fitoi vëmendje në radhët e Boltonit në Kategorinë e Dytë të kampionatit anglez. Prej dy sezonesh është pjesë e Wiganit, me të cilin ka luajtur një kampionat në Championship, teksa sivjet ndodhet në Premierligë duke regjistruar 25 prezenca dhe të gjitha si titullar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të flitet për sport në këto momente është shumë e vështirë në çdo vend të botës aq më tepër në Itali ku lufta me koronavirusin në javët e

Pjesa më e madhe e kampionateve në Europë janë pezulluar për shkak të koronavirusit.

200 mijë euro vetëm e vetëm për t'u kthyer në vendlindjen e tij.

Lajm tronditës për futbollin spanjoll dhe të gjithë botën e futbollit.

Për një futbollist është shumë e vështirë të qëndrojë i ngujuar në shtëpi, pa e parë për ditë të tëra fushë.

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p

Edi Martini mori drejtimin e Teutës në mes të sezonit, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.

Në Durrës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të mos lënë lojtarët që jetojnë në qytetin bregdetar pa stërvitje.