Në pritje të merkatos së dimrit, të paktën siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Milani po vlerëson seriozisht idenë për t’i shtuar një qendërmbrojtës që të forcojë më shumë repartin në fjalë.Drejtuesit kuqezinj, edhe pse kanë disa emra të tjerë në listë, janë të vendosur që të rikthehen në sulm për dy juventinë, Daniele Ruganin ose Merih Demiralin, dy profile që u provuan të afroheshin edhe gjatë merkatos së verës.

Për momentin, Juventusi nuk është shprehur ende në lidhje me një mundësi të tillë, por ndoshta, drejtori sportiv Fabio Paratiçi do të marrë kohë dhe në janar sigurisht që mund të ekzistojë edhe mundësia e ndonjë marrëveshjeje me Milanin për një mes Ruganit ose Demiralit.