Futbolli dhe miliarderët janë një binom suksesi në epokën moderne të top-këmbës ndaj dhe fuqia e tyre pasqyrohet dhe te rezultatet e skuadrave.
Por jo të gjitha klubet kanë një pronar të vetëm, pjesa më e madhe e tyre funksionon si shoqëri aksionerësh, por kudo ka gjithmonë një që pasurinë e tij e ka stratosferike.

Lista e 10 miliarderëve në futboll:

Ditrish Mateshitz, pronar i kompanisë Red Bull – Pronari i Nju Jork Red Bulls, 17.8 miliardë paund

Sheiku Mansur, princ i Emirateve të Bashkuara Arabe – Pronari i Mançester Sitit, 17 miliardë paund

Familja Anjeli, pronarë të grupit Fiat Chrysler dhe Exor – Pronarët e Juventusit, 10.4 miliardë paund

Filip Anshutz, pronar tokash dhe i AEG – Pronar i Los Anxheles Galaksi, 10 miliardë paund

Roman Abramoviç, pronar i Millhouse dhe Evraz – Pronar i Çelsit, 8.3 miliardë paund

Sten Kronk, pronar i Kroenke Sports & Entertainment – Aksionari mazhoritar i Arsenalit, 6.4 miliardë paund

Naser Al-Kelaifi, president i Bein dhe i Qatar Sports Investment – Pronar i PSG, 6.2 miliardë paund

Zhang Jindond, pronar i Suning Holdings Group – Pronar i Interit, 5.5 miliardë paund

Shahid Khan pronar klubesh sportive – Pronar i Fulhemit, 5.4 miliardë paund

Xhoe Ljuis, president i Tavistock Group – Pronar i Totenhemit, 3.8 miliardë paund