Miqësorja e muajit mars, Shqipëria kundër Turqisë

17/11/2015 - 15:26

17 nëntor 2015 - Kombëtarja kuqezi luajti dy miqësoret e nëntorit, në Kosovë dhe ndaj Gjeorgjisë, në “Qemal Stafa”, ku mori dy barazime të njëjta, 2-2. Pra, pas kualifikimit historik në finalet e “Euro 2016”, De Biazi dhe të tijtë nuk ia dolën ta kurorëzonin festën e gjithanshme me një fitore. Megjithatë, me rëndësi është të evidentohen e të korrigjohen në kohë mangësitë e vëna re, largimi i euforisë dhe konsolidimi i grupit e modulit të lojës.

Për këtë, kombëtarja jonë do të ketë edhe një mundësi në muajin mars 2016, në datën e lirë të FIFA-s, kur do të luajë miqësoren e fundit para fazës finale të “Euro 2016”. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë me dije se Turqia, finaliste e “Francë 2016”, pritet të jetë kundërshtarja e kuqezinjve në mars 2016. Bisedimet mes dy federatave respektive kanë nisur për zhvillimin e një ndeshjejeje të tillë, në kuadër të përgatitjeve të dy kombëtareve për “Fancë 2016”. Gjithçka është në rrugën e duhur, ndërsa pritet që kjo miqësore të zyrtarizohet shumë shpejt, para hedhjes së shortit të 12 dhjetorit, siç ka pretenduar pala turke. Kujtojmë se në mars 2016 është mundësia për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore. Njëra prej tyre pritet të jetë Turqia, tjetra mbetet për t’u konfirmuar, nëse do të ketë të tillë.

 

Ndeshjet e luajtura ndaj Turqisë

Nr

Data

Vendi

Ekipi

Rezultati

Ekipi

Kampionati

1

13.12.1970

Stamboll

Turqia

2 – 1

Shqipëria

Euro 1972

2

14.11.1971

Tiranë

Shqipëria

3 – 0

Turqia

Euro 1972

3

27.101982

Izmir

Turqia

1 – 0

Shqipëria

Euro 1984

4

11.05.1983

Tiranë

Shqipëria

1 – 1

Turqia

Euro 1984

5

28.03.1985

Tiranë

Shqipëria

0 – 0

Turqia

Ndeshje miqësore

6

21.01.1998

Antalja

Turqia

1 – 4

Shqipëria

Ndeshje miqësore

7

25.04.2001

Gaziantep

Turqia

0 – 2

Shqipëria

Ndeshje miqësore

8

26.03.2005

Stamboll

Turqia

2 – 0

Shqipëria

KB 2006

9

12.10.2005

Tiranë

Shqipëria

0 – 1

Turqia

KB 2006

 

 

Bilanci i ndeshjeve me Turqinë

TURQIA

Shifrat

SHQIPERIA

Ndeshje gjithsej

9

Ndeshje gjithsej

Fitore

3

Humbje

Barazim

2

Barazim

Humbje

4

Fitore

Gola të shënuar

11

Gola të pranuar

Gola të pranuar

8

Gola të shënuar

 

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kruniç, Rebiç, Hernandez e Çalhanoglu presin të negativizohen nga koronavirusi, teksa Gabia vazhdon të kurojë gjurin e ndrydhur.

Një trajner i portierëve në Zambi është përjashtuar pasi spërkati shtyllat e portës dhe urinoi përpara një ndeshjeje të kampionatit.

Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri

Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje t

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit.

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit.

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.