Skënderbeu i jep një leksion të mirë Teutës në miqësoren e luajtur sot në Durrës. Korçarët e Ilir Dajës kanë shkatërruar durrsakët me rezultatin 4-1, duke i dhënë një zhgënjim të madh Edi Martinit, sidomos në lidhje me performancën e treguar nga sulmuesi i ardhur së fundmi në radhët e Teutës Kulibali.

Nëse durrsakët shpresonin të kishin korigjuar shënjestrën para portës, duhet të mendohen edhe njëherë pas humbjes në miqësore me Skënderbeun, sepse skuadra e Martinit shfaqi të njëjtën manovër të paparashikueshme, që goli i shënuar pesë minuta nga fundi nuk mund ta shpëtojë.

Pesë minutat nga e 25 në të 30-ë, kur Krasniqi e Bregu shënuan, ishin pika më e errët e Teutës në pjesën e parë, por dyshja e Skënderbeut i bëri mbrojtësit durrsakë të bënin figurë të keqe edhe në 45 minutat e dyta kur shënuan dy herë të tjera, përpara se Çyrbja të realizonte golin e ngushëllimit në minutën e 85-të të takimit.