Jose Mourinho mund të rikthehet në postin e trajnerit në Porto. Strategu nga Setubal është i lirë pas shkarkimit nga Chelsea, muajin e kaluar pas serisë së rezultateve negative deri më tani gjatë këtij sezoni. Andaj, ai mund të rikthehet në drejtim të Porto, ku kishte punuar gjatë periudhës 2002-2004, duke fituar ndër të tjera edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka njoftuar se Mourinho është kandidat për pasardhës të Julen Lopetegui, i cili u shkarkua nga detyra të premten. Ish-trajneri i Interit po ashtu spekulohet se kërkohet nga Manchester United, që është në kërkim të një pasardhësi për holandezin Louis van Gaal.