Mourinho për “yllin” portugez: Është rast studimi, kur të jetë 50 vjeç…

12/09/2019 - 21:11

Pas rekordit të radhës të Cristiano Ronaldos, që të martën me “pokerin” e tij ndaj Estonisë u bë golashënuesi më i mirë në kualifikueset europiane, me 25 finalizime, 2 më shumë se Robbie Keane, “Ylli” portgez meritoi lëvdatat e Jose Moruinhos, me të cilin ka punuar për shumë vite në radhët e Real Madridit.

Sipas trajnerit luzitan, CR7, tashmë në moshën 34-vjeçare, është një rast studimi për cilësitë e tij fizike dhe psikologjike.“Ronaldo nuk më befason me ato që bën. Është 34 vjeç, vazhdon të luajë në nivel shumë të lartë dhe ka ambicie të mëdha. Duhet të studiohet për gjenetikën e tij dhe për sigurisht edhe në aspektin psikologjik. Kur të jetë 50 vjeç dhe FIFA ta ftojë për një ndeshje legjendash, ai do të jetë më i miri,” – deklaroi Mourihno për kanalin televiziv spanjoll 11.

Ronaldo ka luajtur 164 ndeshje nën drejtimin e Mourinhos te Real Madridit, duke shënuar 168 gola dhe shërbyer në 49 raste për gol.“Reali ka qenë përvoja më e madhe në karrierën time për mësimet që më ka dhënë për karrierën dhe jetën. Filozofia e Realit përshtatej me timen. Nga ana tjetër ishte Barcelona, skuadra më e fortë në botë. Nuk e lejuam Barçën që të na shtypte, ndaj them se finalja e Kupës së Mbretit në “Mestalla” ishte më e rëndësishmja. Pas këtij takimi, asgjë nuk qe si më parë. Për fat të keq, nuk arritëm të shkonim më larg se gjysmëfinalja e Championsit.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eros Grezda u bë protagonist i ngjarjeje të shëmtuar në fund të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë mes Rijekas dhe Osijek që përf

Rikthimi i Superiores i jep mundësinë Teutës të mbyllë gabimet e fillimvitit, ku disa paraqitje të mira u ndërthurën dhe me disa rezultat

IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit) vendosi të bëjë një ndryshim në rregulloren e futbollit.

Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19.

Liga e Serisë A e ka zyrtarizuar më në fund kalendarin e ri të kampionatit që do të nisë më 20 qershor, me ndeshjet e prapambetura të jav

Një lajm shumë trishtues ka marrë trajneri i Napolit mëngjesin e sotme, Xhenaro Gatuzo, i cili gjatë kohës kur ishte në stërvitje me skua

Koronavirusi ka prekur edhe Barcelonën, ku janë regjistruar 7 raste pozitive, 5 prej të cilëve janë lojtarë.

Paris Saint Germain e ka përqendruar merkaton te lojtarët që luajnë në kampionatin italian dhe pasi arriti të blejë përfundimisht sulmues

Barcelona duket e vendosur për të marrë në “Camp Nou” sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, për t’i plotësuar dëshirën edhe yllit të sk