FSHF-ja i kishte bërë vlerësim maksimal ndeshjes Laçi-Teuta, që u luajt në fushën asnjanëse të Elbasanit. Përveç Enea Jorgjit si kryesor me stemën e FIFA-s, edhe anësorët ishin ndërkombëtarë, pikërisht Rejdi Avdo dhe Denis Rexha.

Pas portave ishin Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta, ndërsa i katërt Emigres Gançi.

Përveç këtij të fundit, të pestë arbitrat e tjerë do të jenë të enjten në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës, AEK Larnaka-Ludogorets.

Ndërkohë, dje i vetmi rast për moviolë ishte ai i minutës së 3-të, kur Xhixha bëri një ndërhyrje horror me takat ngritur ndaj Kallakut në mesfushë.

Jorgji e ndëshkoi menjëherë me të kuq, duke marrë një vendim të drejtë.