Ylli i kombëtares Egjiptiane, Muhamed Salah është shpallur “Qytetar Nderi” i Çeçenisë.

Ishte vetë lideri çeçen ai që ka vendosur të nderojë lojtarin e Liverpulit.

Kjo ngjarje u zhvillua në pallatin e presidentit çeçen.

“Mohamed Salah është një “Qytetar Nderi” i Çeçenisë! Kam firmosur dekretin nderimin e lojtarit të madh të kombëtares egjiptiane dhe të Liverpulit”, – kanë qenë fjalët e liderit të Çeçenisë.