Gerd Muller, tashmë 67 vjeç, pas 40 vitesh pa se si u thye rekordi i tij i shënuar në vitin 1972. Reagimi i ish-sulmuesit të Bayernit të Mynihut për këtë arritje historike të yllit argjentinas, ishte i shkurtër dhe i sinqertë.

"Messi e meritonte ta thyente rekordin tim", thekson legjenda gjermane. 

Lionel Messi dhe Gerd Muller, përveç golave, kanë të përbashkët edhe diçka tjetër, gjatësinë. Argjentinasi, me ish-sulmuesin gjerman është vetëm 3 centimetra më i gjatë. Për gjithçka tjetër, janë futbollistë krejt të ndryshëm.

Messi vrapon gjatë një ndeshjeje një distancë që Muller e përshkonte thuasje për një sezon, sepse ish-sulmuesi i Bayernit luante si pykë, dhe rrallë herë dilte jashtë zonës së 16 metrave, por aty ai nuk falte, e dërgonte topin në rrjetë me të gjitha mënyrat. 

Pas 40 viteve edhe futbolli ka pësuar ndryshime rrënjësore, është bërë më fizik dhe taktik, por askush nuk mund të thotë me siguri nëse Muller do të reazlionte në ditët e sotme si në vitet 70, ndonëse vetë ai beson se do të kishte shnëuar më shumë. 

"Me mbrojtjen zonale do të kisha shënuar shumë më tepër", pohon ai. Një diskutim që do të mbetet gjithmonë i hapur, përderisa flitet për dy sulmues të dy epokave të ndryshme të futbollit.