Nga Bujar Qesja

Me vjen mire qe nuk ju kane ndare. Ti sot u zyrtarizove, por Mjeshter i Madh ti ishe bere me kohe. Pasioni yt i jashtezakonshem per mundjen e lire, ta zbardh faqen jo vetem ty, por edhe Durresit dhe durrsakeve.

Mundes kampion, trajner qe prodhove veçse kampione, trajner i ekipit kombetar, kryetrajner i Republikes, pjesëmarres ne lojrat olimpike te San Françiskos, ke demtuar shendetin deri ne probleme me zerin dhe fizikun tend te brishte, duke na perfaqesuar ne menyren me te mire te mundshme.

Jua them me zemer dhe me shpirt, ti e meriton titullin Mjeshter i Madh. Kam shkruar shume per ty dhe gjithnje kam menduar se nuk i kam thene te gjitha. Vleresime ty, por edhe familjes tende, gruas tende qe ka sakrifikuar duke te qendruar prane. Ta gezosh miku dhe vellai im Fuat kete titull te larte.

Pac shendet dhe jete dhe jam i sigurte se ti deri ne frymemarrjen e fundit nuk ke per te hequr dore nga mundja! Ti ishe fitues. Te mbete fitues. Ti perjetesisht je fitues. Ti jo vetem veten tende e mbulove me lavdi, por i dhe lavdi edhe Durresit. Ke punuar shume, ke luftuar shume, je perpjekur shume.

Gjithnje ne te mira Fuat Brahi, kapitulli me i bukur i sportit durrsak!