Napoli ka marrë një fitore me rezultatin minimal 1-0 ndaj modestëve të Spalit dhe është riktheyr në kreun e renditjes, që për 2-3 orë ia mori Juventusi. Në ‘San Paolo’ ishte mesfushori brazilian Allan, që vendosi takimin, falë një goli të shënuar që në minutën e 6’.

Skuarda e Sarrit dominoi tërësisht takimin dhe krijoi raste të shumta shënimi, por nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë më shumë se një herë, duke bërë që ankthi të ishte present deri në vërshëllimën e 3-fishtë të arbitrit kryesor.Benevento-Crotone solli edhe një derbi shqiptar, me Gjimshitin që luante titullar për vendasit dhe Ajetin, që sërish luajti si mesfushor qendror për skuadrën e Zengës.

Benevento arriti të triumfojë me rezultatin 3-2, duke rihapur disi shpresat për të mbetur në Serinë A, ndërsa Memushaj e pa të gjithë ndeshjen nga pankina.Edhe Bologna u rikthye te fitorja, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Sassuolon, në shtëpi. Poli dhe Pulgar shënuan për skuadrën e Donnadonnit, ndërsa Sassuolo luajti për disa minuta me një lojtar më pak.